OBRM-PDUKM: Të dënohet rasti me ekspozimin e hartës së Shqipërisë së Madhe

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Të dënohet rasti me ekspozimin e hartës së Shqipërisë së Madhe

Më: 24 prill 2017 Në ora: 16:40
Zhaklina Peshevska nga OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate e ka dënuar incidentin në ndeshjen futbollistike në Çair të Shkupit, ku është promovuar hartë me Shqipërinë e Madhe në të cilën ka edhe pjesë nga Republika e Maqedonisë. Partia kërkon që organet kompetente ta qartësojnë rastin.

‘Përgjegjësi të madhe për sulme të këtilla ndaj Maqedonisë dhe popullit maqedonas dhe të gjithë kombësive sjellin në servilitet, në marrëdhënie kundërshtetërore të kriminelit Zoran Zaev. Vetëm për tu ngjitur deri në pushtet, edhe pse ka pësuar humbje në zgjedhjet e dhjetorit, Zaev i ka pranuar të gjitha kërcënimet kundërmaqedonase dhe në përputhje me të gjitha hapat që shkojnë në dëm të interesave shtetërore. Zaev është i sigurtë se përderisa është duke e realizuar Deklaratën e Tiranës dhe përderisa hesht për hedhjen poshtë të flamurit maqedonas, hartat e Shqipërisë së Madhe apo deklaratat e Ziadin Selës, do të arrijë të formohet Qeveria e Tiranës dhe të shpëtojë nga përgjegjësia penale për krimet e bëra’, tha sot Zhaklina Peshevska nga OBRM-PDUKM në konferencë shtypi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat