Zgjedhen kompanitë të cilat do ta ndërtojnë Qendrën e re Klinike në Shkup

Maqedonia

Zgjedhen kompanitë të cilat do ta ndërtojnë Qendrën e re Klinike në Shkup

Më: 23 prill 2017 Në ora: 15:22
Nikolla Todorov

Qendrën e re Klinike në Shkup me vlerë prej 72 milionë euro do ta ndërtojnë dy kompanitë më të mëdha në Maqedoni “Granit” dhe “Beton”, në bashkëpunim me një kompani italiane, informoi sot në një konferencë për shtyp ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Kjo ofertë është zgjedhur si më e pranueshmja për nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtim dhe në të njëjtën kohë i përmbush edhe gjitha kushtet që janë parapa për ndërtimin e këtij kompleksi. Përzgjedhje është bërë në bazë të miratimit të marrë nga Banka e Këshillit të Evropës. Komisioni për çdo hap dhe vendim ka marrë miratimin nga ekipi profesional i Bankës për Zhvillim”, deklaroi Todorov.

Ai gjithashtu u shpreh se me përfundimin e kësaj faze procedurale, ju jepet fund të gjitha spekulimeve dhe komenteve se ky projekt është vetëm një premtim bosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat