Pavleski: Bllokada e OBRM-PDUKM-së për tre javë do ta fusë shtetin në kaos

Maqedonia

Pavleski: Bllokada e OBRM-PDUKM-së për tre javë do ta fusë shtetin në kaos

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:53
Kryetari i Komisioni për qeverisje lokale nga radhët e LSDM-së, Dejan Pavleski

Dejan Pavleski, kryetari i Komisioni për qeverisje lokale nga radhët e LSDM-së në një konferencë për shtyp deklaroi se në OBRM-PDUKM-ja vazhdon me bllokimin e saj në Kuvend, për tre javë shteti mund të gjendet në një kaos. Ai u shpreh se shumica e re parlamentare ka për detyrë ta ndalojë këtë.

“Duhet urgjentisht të ndalohet sjellja e paarsyeshme e Nikolla Gruevskit dhe udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së. Këta persona të papërgjegjshëm përmes kërcënimeve me dhunë bllokojnë gjithë sistemin shtetëror, që për tre javë do të rrezikohet edhe ekzistenca e qytetarëve. Për tre javë, më 15 maj kryetarëve dhe këshilltarëve komunal do ta humbin poltësisht pushtetin e tyre”, deklaroi Pavleski.

Ai gjithashtu u shpreh se me bllokimin e Kuvendit, deputetët e OBRM-PDUKM-së bllokojnë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, që sipas tij, është i vetmi i cili mund të nënshkruajë zgjedhjet lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat