Referendumi në Gjevgjeli po zhvillohet pa probleme

Maqedonia

Referendumi në Gjevgjeli po zhvillohet pa probleme

Më: 23 prill 2017 Në ora: 13:20
Gjevgjeli

Në Komunën e Gjevgjelisë sot në orën 07:00 janë hapur gjithë vendvotimet (37) në të cilët qytetarët do të votojnë për hapjen e xeheroreve të arit në bjeshkët e Kozhufit.

“Realizimi i referendumit filloi prej ditës së djeshme, kur votuan të burgosurit, të sëmurët, të moshuarit dhe personat me nevoja të veçanta. Procesi po zhvillohet pa ndërprerje dhe pa probleme. Në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 19,450 qytetarë me të drejtë vote, të cilët duhet të deklarohen gjatë ditës së sotme deri në orën 19:00”, deklaroi Gordana Pop-Koçeva, kryetare e Komisionit Zgjedhor Komunal në Gjevgjeli.

Ajo gjithashtu theksoi se, për të qenë referendumi i vlefshëm në votim duhet të dalin më shumë se 50% e të regjistruarve në Listën Zgjedhore dhe se rezultatet e para do të publikohen në orën 20.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat