“TEC Manastir” ndotësi më i madh i qytetit

Maqedonia

“TEC Manastir” ndotësi më i madh i qytetit

Më: 22 prill 2017 Në ora: 18:45
“TEC Manastir”

Ndotja në Manastir që vjen nga hiri i deponisë TEC Manastiri do të vazhdojë edhe në nëntë vitet e ardhshme. Nga Kompania thanë se nuk ka asnjë mënyrë teknike për të ndikuar kur fryn era, për të parandaluar hirin të ngritet në ajër.

Nga TEC Manastiri thonë se hiri ndot ajrin vetëm kur fryn era nga jugu dhe atë vetëm në momentet kur bie në vendin e gërmimit. Nga kompania njoftuan se deri në vitin 2018 do ta reduktojnë emetimin e grimcave PM10 në 20 mikrogramë për metër kub, që është nën maksimum ligjor prej 50 mikrogramëve për metër kub.

Investimi për të reduktuar grimcat PM10 kushton 20 milionë euro dhe për këtë është miratuar një vendim i investimeve. Megjithatë, aktualisht kjo nuk realizohet për shkak të krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat