Strategjia e re e protestuesve, tenda para Kuvendit

Maqedonia

Strategjia e re e protestuesve, tenda para Kuvendit

Më: 21 prill 2017 Në ora: 19:38
Protesta antishqiptare, Shkup

Protestuesit e nismës për Maqedoni të Përbashkët edhe pse pritej sot ta paralajmërojnë strategjinë e tyre që sipas burimeve të Alsat parashikonte vendosjen e tendave përpara kuvendit, nuk e bënë një gjë të tillë. Protestua u zhvillua ashtu si çdo ditë me marshin që filloi nga qeveria deri te kuvendi.

Organizatorët thanë se nga java e ardhshme do të fillojnë të zbatojnë planin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndonëse nuk deshën ti zbardhin hapat konkret se si do ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe pse gjatë ditës në rrjetet sociale u bë thirrje që protesta e sotme të jetë masive, nuk u vërejt prani e shtuar e protestuesve madje shifrat e fundit tregojnë tkurrjen drastike të numrit të protestuesve si dhe anulimin e mundshëm të tyre në qytetet e tjera.

Në kryeqytet sot numri i protestuesve ishte rreth 2500.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat