BDI: Liderët maqedonas takohen mes vete, kjo gjë nuk na pengon neve

Maqedonia

BDI: Liderët maqedonas takohen mes vete, kjo gjë nuk na pengon neve

Më: 21 prill 2017 Në ora: 10:34
BDI

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për të përjavshmen Fokus ka thënë se kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë duke u takuar dhe kjo nuk i pengon partisë që ai përfaqëson.

”Sipas informacioneve tona, disa ditë me radhë janë duke u takuar kryetarët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe një gjë të tillë e përkrahim dhe e mbështesim. BDI e di rrugën për qeverinë e ardhshme. Shpresojmë se do të gjendet rrugë e përbashkët për të ardhmen.” tha Osmani.

Nga VMRO-DPMNE nuk kanë komentuar këtë deklaratë. Nga LSDM, Sheqerinska thotë se nuk sheh nevojë që kryetari i tyre të takohet me Gruevskin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat