"Ivanov sillet si sulltan në Maqedoni, në kuptimin negativ të fjalës"

Maqedonia

"Ivanov sillet si sulltan në Maqedoni, në kuptimin negativ të fjalës"

Më: 21 prill 2017 Në ora: 09:27
Gjorge Ivanov

Deputeti i LSDM-se dhe akademiku, Ferid Muhiq në emision kushtuar referendumit në Turqi ka folur edhe për rolin e presidentit Gjorge Ivanov në Maqedoni, duke e cituar atë vetëm si qytetar të Maqedonisë.

”Qytetari Ivanov e shkel Kushtetutën, një herë e jep mandatin për një parti që nuk ka shumicë parlamentare dhe një herë nuk e jep për partinë që ka shumicë. Pastaj kërkon kushte prej 61 nënshkrimesh, dhe pastaj përsëri kërkon kushte. Ai është sulltan, në kuptimin negativ të fjalës.” tha në emisionin Click Plus, në Tv21.

Image
Deputeti i LSDM-se dhe akademiku, Ferid Muhiq
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat