A ka takime mes Gruevskit të VMRO-së e Kasamit të Besës?!

Maqedonia

A ka takime mes Gruevskit të VMRO-së e Kasamit të Besës?!

Më: 20 prill 2017 Në ora: 21:21
Bilall Kasami

Zëra për takime ka edhe në frontin tjetër, mes Gruevskit dhe Bilall Kasamit të Besës, por nga partia shqiptare kanë thënë për Alsat-M se nuk ka asgjë të vërtetë. Takimet eventuale interpretohen në opinion si një tentativë për zgjidhjen e krizës politike, pasi deri më tani, në 15 ditë të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ende nuk ka shpresë për zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit dhe zhbllokimin e proceseve demokratike. Në pikëpyetje mbetet vazhdimi i mandatit të krerëve të komunave si dhe fati i Prokurorisë Publike speciale.

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska ka zbuluar për herë të parë zyrtarisht se VMRO -DPMNE ka tentuar dhe tenton amnistinë, me sinjale të dërguara herë pas here në adresë të LSDM-së. Sheqerinska, në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M theksoi se pavarësisht propozimeve konkrete për amnisti, ato nuk do ta zgjidhnin krizën politike. Sheqerinska nuk dha shumë detaje për propozimet për amnisti, të cilat kishin filluar që para një viti nga koha e faljes së presidentit Ivanov, por tha se qëllimi ka qenë i shpëtimit të kokave të një grupi të vogël zyrtarësh në VMRO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat