Takim Ademi – Zhbogar, diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Maqedonia

Takim Ademi – Zhbogar, diskutuan për situatën politike në Maqedoni

Më: 20 prill 2017 Në ora: 12:42
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ne takim me euro-ambasadorin Samuel Zhbogar,

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim të rregullt pune me euro-ambasadorin Samuel Zhbogar, ku u diskutuan më shumë tema lidhur me agjendën Evropiane të Republikës së Maqedonisë.

Në takim, Ademi iu referua gjendjes politike në Maqedoni, dhe i përshëndeti përpjekjet e deritanishme të Unionit për gjetjen e daljes nga kriza. Vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së janë dëshmi e angazhimit dhe mbështetjes nga ana e Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe orientimit të saj euro–atlantik.

Ai theksoi se është e rëndësishme, edhe në kushtet e vazhduara të krizës së brendshme, aktivitetet e rregullta të vazhdojnë lidhur me implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim dhe realizimi i projekteve nga programi IPA.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që takimet e tilla të rregullta pune të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të koordinimit të aktiviteteve reformuese lidhur me ardhmërinë tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat