LSDM: Ivanovi të mos futet në vepra kundër interesave të shtetit

Maqedonia

LSDM: Ivanovi të mos futet në vepra kundër interesave të shtetit

Më: 19 prill 2017 Në ora: 21:07
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Ivanov, i cili tha se nuk do ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re, nëse nuk largohen të gjitha pengesat politike dhe juridike. Nga LSDM thonë se presidenti ka obligim kushtetuese të respektojë vullnetin e 700 mijë qytetarëve.

“Ivanov do të merr edhe njoftim zyrtar nga kryetari i ri i Kuvendit se në në mënyrë legjitime është formuar shumicë parlamentare dhe se duhet të punojë në pajtim me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve dhe t’ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së, të formojë qeverinë e re”, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se tanimë ekziston programi i qeverisë së re reformuese, që sipas tyre, ka shterur të gjitha arsyetimet e mëparshme të Ivanovit për të mbrojtur interesat e Nikolla Gruevskit dhe OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat