Pëshpëritësit kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë mbështetje në Maqedoni

Maqedonia

Pëshpëritësit kundër krimit dhe korrupsionit nuk kanë mbështetje në Maqedoni

Më: 18 prill 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Personat që pëshpërisin për krimin dhe korrupsionin nuk janë aq të dëshirueshëm, respektivisht nuk e kanë mbështetjen as nga qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

Hulumtimi i zbatuar në shtatë shtet nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR), mbi 700 të pyetur, tregon këtë konstatim, ku në Maqedoni shifrat flasin për mbështetje më të ulët, pra 41.4%.

Ky hulumtim është realizuar në Shqipëri, Boshnjë e Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci dhe Mal të Zi. Rezultatet tregojnë se pak më shumë se 50% e njerëzve i mbështetin pëshpëritësit.

Çdo i gjashti person nga këto vende mendon se pëshpëritësit duhet të dënohen, kurse në Maqedoni, një mendim të këtillë e ndanë çdo i treti person. Mbështetja e pëshpëritësve në nivel kompanishë ose organizatash dhe institucionesh në Maqedoni është ende më e ulët – vetëm 36%.

Në përgjithësi, rezultati tregon hendek të madh ndërmjet shqetësimit për gjendjen e krimit dhe korrupsionit dhe të përkrahjes për pëshpëritësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat