“Gjykata e Lartë pengon punën e Prokurorisë Speciale”

Maqedonia

“Gjykata e Lartë pengon punën e Prokurorisë Speciale”

Më: 16 prill 2017 Në ora: 12:32
Gjykata e Lartë

Njohësit e zhvillimeve në gjyqësor vlerësojnë se nuk është aspak e rastësishme që Gjykata e Lartë tani nëpërmjet referatit mundohet të marrë një qëndrim lidhur me bisedat e përgjuara. Besa Arifi thotë se refuzimi i bisedave të përgjuara nga Gjykata e Lartë nuk ishe befasi.

“Unë do të komentoja këtë nen që bazohet vendimi i Apelit në rastin “Spiuni” pasi ky nen thotë provat e siguruara në mënyrë të paligjshme ose përmes shkeljeve të të drejtave dhe lirive të parapara në Kushtetutë në ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe provat që dalin prej tyre nuk mund të përdoren dhe mbi to nuk mund të bazohet vendim gjyqësor”, deklaroi për Alsat, Besa Arifi.

Ish gjykatësi Sejfulla Osmani thotë se nuk mundet që Gjykata e Apelit të lejojë që në një proces gjyqësor bisedat e përgjuara të përdoren si dëshmi të ligjshme ndërsa në tjetër rast të njëjtat t’i hedh poshtë.

Mirosllav Draganov nga Instituti për të drejtat e njeriut thotë se nuk duhet penguar puna e PSP-së.

Gjykatësit suprem të mërkurën e anuluan deklarimin mbi dy referatët me të cilat kryetari i gjykatës Jovo Vangellovski kërkon nga gjykata që të krijojë qëndrim me të cilin të ashtuquajturat “Bomba” apo bisedat e përgjuara nuk do të mund të jenë dëshmi në procedurë gjyqësore dhe e dyta , PSP-së do ti kontestohet e drejta të dorëzojë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat