Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku i Apostolit në Maqedoni, Kiro Stojanov uron Pashkët

Maqedonia

Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku i Apostolit në Maqedoni, Kiro Stojanov uron Pashkët

Më: 14 prill 2017 Në ora: 15:52
Peshkopi dhe ekzarku i Apostulit në Maqedoni, Kiro Stojanov

Peshkopi dhe ekzarku i Apostulit në Maqedoni, Kiro Stojanov me rastin e Pashkëve, që të dielën e festojnë qytetarët e besimit katolik, sot dërgoi urim.

"Duke iu drejtuar ju, besimtarë të nderuar, u drejtohem të gjithë njerëzve me vullnet të mirë dhe dëshiroj prej Zotit dritë të re me të cilën do të ndriçohet përditshmëria jonë. Duke jetuar krishterizmin autentik të jemi ngushëllim dhe shpresë në këtë kohën tonë me ngjarje të shumta dramatike dhe me besimin e paluhatshëm dhe praktikën unike, që është dashuria ndaj Zotit, të jemi dëshmitarë se Krishti me ringjalljen e  tij edhe sot na inkurajon, ripërtërin, pastron dhe na vendos që të jemi dritë e vogël në errësirë në kohën në të cilën jemi", thuhet në urimin për Pashkët të peshkopit të Shkupit dhe ekzarkut të Apostulit në Maqedoni, Kiro Stojnaov

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat