Puna e Kadastrës prezantohet para studentëve të USHT-së

Maqedonia

Puna e Kadastrës prezantohet para studentëve të USHT-së

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:41
Puna e Kadastrës prezantohet para studentëve të USHT-së

Përfaqësues të Agjencisë së Kadastrave të Patundshmërive mbajtën prezantim para studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës...

Përfaqësues të Agjencisë së Kadastrave të Patundshmërive mbajtën prezantim para studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës në suaza të projektit të ri "Evoluimi i arsimit akademik në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe trajnime profesioniste dhe të qëndrueshme për infrastrukturën e të dhënave hapësinore" - BESTSDI.

Siç informon Agjencia, BESTSDI i involvon institucionet e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë, gjeoinformatikës dhe infrastrukturës në të dhënat hapësinore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa është financuar nga programi i Komisionit Evropian ERASMUS+ K2. Projekti me vlerë prej një milionë euro, filloi me implementim më tetor të vitit 2016 dhe do të zgjasë tre vjet.

Persona profesionist të Agjencisë para studentëve nga viti i parë dhe i dytë e prezantuan tërë punën e Kadastrës si dhe nevojën nga kuadrot e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë. Studentët hollësisht janë njoftuar me mundësitë e Kadastrës multifunksionale elektronike, Makeditin, Vlerësimin masiv, OSSP portalin, NIPP në Republikën e Maqedonisë dhe serviset tjera bashkëkohore dhe regjistrat të cilat i ka kadastra.

Bashkëpunimi i Agjencisë të Kadastrave të Patundshmërive me të gjitha institucionet e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë në Republikën e Maqedonisë intensifikohet me qëllim të implementimit të suksesshëm të BESTSDI i cili duhet të mundësojë program bashkëkohor mësimorë në fakultetet tona, e harmonizuar me standardet evropiane.

Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive thekson se si institucion me përgjegjësi shoqërore do të jep mbështetje maksimale në ndërtimin e kapaciteteve akademike të cilat do të zhvillohen sipas programeve bashkëkohore evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat