Media austriake publikon dy video incizimet e Prokurorisë Speciale: Shqiptarët do i shpartallojmë për një orë

Maqedonia

Media austriake publikon dy video incizimet e Prokurorisë Speciale: Shqiptarët do i shpartallojmë për një orë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 prill 2017 Në ora: 11:41
Protestat në Maqedoni

Skandali më i madh i përgjimit në Europë ka deri tani vetëm një përpjekje për të kthyer sistemin e drejtësisë mbi Ballkanin, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Në gjashtë kuti me transkripta nga protokolli i përgjimeve ndodhen gjithsej 546.948 të dhëna. Ky material i është dhënë Prokurorisë Speciale nga partia social demokrate LSDM dhe njëherësh përbën jo vetëm skandalin më të madh të përgjimit në Europë pas LDB, por edhe krijimin e një Prokurorie. Bëhet fjalë për hetime kundër korrupcionit, falsifikimit zgjedhor, shpërdorimit të detyrave zyrtare të politikanëve me pozicione të larta. Prej shtatorit 2015 ditë për ditë juristët hetojnë mijëra incizime audio, për të parë nëse ka argumenta për shkelje ligjore. Deri tani Prokuoria Speciale ka hetuar vetëm 45% të audio-incizimeve. Objekti katërkëndor i PS ka gumëzhimë të njerëzve që hynë dhe dalin me shpejtësi. Lence Ristovska, një nga tre udhëheqëset, mund të përgjigjet shpejt dhe qartë, duke treguar mprehtësinë e punës së tyre. Jashtë dyerve të objektit ka persona që demonstrojnë kundër ndonjë kërkese arresti me burg.

Prokuroria Speciale ka arritur të nxjer përpara ligjit persona të fuqishëm të OBRM-PDUKM, që gjatë dhjetë vjet pushtet ishte kthyer gjithmonë e më autoritare. Kjo tregon një revolucion në sistemin e drejtësisë në Ballkan, ku politikanë të fuqishëm gjykohen dhe merren seriozisht nga drejtësia.

"Le të bëjmë punën tonë"

Më pas media austriake citon një audio-skandal, në të cilën ish kryeministri Nikola Gruevski i drejtohet ish ministrit të transporteve Mile Janakievski për zhvendosjen e disa banorëve nga ndërtesa ku parashihet të ndërtohet një objekt tjetër baroku.

"Shikojeni edhe njëherë dhe më trego javës tjetër. Nëse ata kanë votuar për LSDM, atëherë le të pirdhen. Votat e tyre dosido që do i humbim, andaj nëse nuk votojnë për ne le të bëjmë punën tonë!”, dëgjohet Gruevski ti thotë Janakievskit.

Incizime të tilla ka plot nga shërbimet sekrete brenda shërbimit sekret. Ata janë përgjuar nga maqineri të blera prej Izraelit. Kur u publikuan audio-incizimet, pjesëtarë të qeverisë e kanë shkatërruar maqinerinë nga Izraeli, ndërsa OBRM pretendon se incizimet janë marrë nga shërbimet e huaja.

Deri tani një kërkesë për paraburgim

Nga 23 procedura penale vetëm pesë janë pranuar nga Gjykata, ndërsa prej tyre katër përsëri janë liruar. “Deri tani vetëm njëri ndodhet në paraburgim,” thotë Ristovska.  PS ka 117 punëtorë të cilët kanë presione të ndryshme. Maqedonia është në një provë të rëndësishme. Akoma është e paqartë nëse regjimi i vjetër do qëndrojë ose do largohet. OBRM përpiqet me fushatë anti-shqiptare të shtojë mbështetjen. Problemi i madh i PS është se shumë dëshmitarë nuk mund të flasin. Gjatë një hetimi janë kërkuar 184 persona për të dhënë dëshmi, por përfaqësuesit e PS e kishin të pamundur marrjen e tyre në pyetje.  OBRM u bën presione njerëzve që të mos japin dëshmi. Andaj në fund nga 184 persona, vetëm 13 dhanë dëshmi.

"Shqiptarët do i shpartallojmë për një orë"

Në PS javën e fundit është dashur të paraqitet edhe Nikola Gruevski, ndërsa këtë e kanë bërë ish shefi i shërbimit sekret Sasho Mihajlkov dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankulovska. Në një përgjim të Jankulovskës dëgjohet kërcënimi i saj ndaj shqiptarëve që përbëjnë 25 përqind të popullatës.

“Nëse duhet të tregojmë se kush është më i fortë, atëherë ne mund ti shpartallojmë ata (shqiptarët) për një orë,” thotë Jankulovska. Kush dëgjon këto incizime e ka të qartë sesa autoritar ka qenë sistemi. Këta përgjime të kujtojnë filmat B-Movie.

Rasti i Titanikut

Pasi sqarohet hezitimi i presidentit Gjorgje Ivanov për të mandatuar liderin social demokrat Zoran Zaev të krijojë qeverinë me tre partitë shqiptare, jepet deklarata e Ristovskës për “Der Standard” se së shpejti do ngrihet aktpadi për rastin e Titanikut.

“Për këtë rast ne mund të ngrejmë aktpadi,” thotë ajo, duke u mbështetur te shkelja e ligjeve zgjedhore dhe falsifikimin. Poashtu edhe në dy ose tre hetime ka argumenta për ngritjen e aktpadive tjera. Në lidhje me zgjatjen e mandatit të Prokurorisë Speciale, Ristovska thekson se “ligji mund të interpretohet ndryshe, por askush nuk mund të pezullojë hetimet që kanë nisur deri tani.”

Ajo shton se nëse ndokush sjell obstrukcione ndaj Prokurorisë Speciale, kjo e fundit dijë të tregojë edhe dhëmbët.
Prokuroria Speciale ka porositur një sistem të ri deshifrimi që të mund të hetojë edhe 67.000 të dhëna që vlejnë si të palexuara. Por për shumë çështje duhet të ndryshohet edhe ligji. “Ne kemi forcën dhe vendosmërinë për të luftuar korrupcionin dhe shpërdorimin e detyrave zyrtare,” thotë Ristovska./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat