Rama: E vërteta për Deklaratën shqiptare është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë thotë Ivanov dhe OBRM-PDUKM

Maqedonia

Rama: E vërteta për Deklaratën shqiptare është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë thotë Ivanov dhe OBRM-PDUKM

Më: 11 prill 2017 Në ora: 08:42
Kryeministri shqiptar, Edi Rama

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një televizion shqiptar ka deklaruar se e ashtuquajtura Deklarata e Tiranës nuk ekziston por vetëm se ka ‘Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia’ me të cilën Tirana zyrtare nuk ka asnjë çfarë lidhje.

‘Nuk ka asnjë çfarë Deklarate nga Tirana, por Deklaratë të partive shqiptare me të cilën ne u kemi ndihmuar. Ne kemi pasur takime të ndara me liderët e partive shqiptare dhe kemi marrë shënime gjithçka që është thënë. Ata janë bashkuar në një copë letre’, ka thënë Rama në intervistë për një televizion shqiptar.

Sipas tij, e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë thotë Gjorge Ivanov dhe OBRM-PDUKM.

Ai ka shtuar se nuk pajtohet të takohet me asnjë nga liderët e partive për kohën sa është duke u zhvilluar fushata zgjedhore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat