Vazhdojnë protestat kundër platformës shqiptare

Maqedonia

Vazhdojnë protestat kundër platformës shqiptare

Më: 10 prill 2017 Në ora: 19:56
Protestat në Maqedoni

Maqedonasit edhe sot në ditën e 43-të, kanë protestuar në Shkup, siç thonë kundër platformës së partive shqiptare, që zyrtarizon gjuhën shqipe në Maqedoni.

Protestat e organizuara nga organizata “Për Maqedoni të përbashkët”, kundërshtojnë siç thonë “platformën e Tiranës”, ndërsa kundërshtojnë edhe zgjedhjen e një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Qytetarët e grumbulluar në duart e tyre mbanin mburojë, për të simbolizuar se ata janë “mburoja e Maqedonisë”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat