Publikohet bombë për rastin "Monstra", akuzohet kryeparlamentari Veljanovski

Maqedonia

Publikohet bombë për rastin "Monstra", akuzohet kryeparlamentari Veljanovski

Më: 10 prill 2017 Në ora: 17:53
Vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës

Në emisionin "Termini im", njëri nga avokatët e familjarëve të fëmijëve të vrarë në Liqenin e Smilkovës thotë se ka marë leje nga familjarët që ta publikojë një dëshmi shumë bombastike. Ai thotë se ekziston telefonatë e përgjuar në të cilën dëgjohet Trajko Veljanovski duke i fshehur gjurmët e vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës.

Avokati thotë se në përgjime dëgjohen po ashtu edhe 5 funksionar të tjerë duke i fshehur gjurmët dhe të cilët janë të implikuar në rastin e vrasjes.

Regjistrimi i bisedës ku dëgjohet urdhërimi i Veljanovskit dhe funksionarëve tjerë të lartë maqedonas për të fshehur gjurmët, sipas avokatit, është në pronësi të disa individëve, të cilët me atë regjistrim bëjnë pazarllëqe për para.

"Askush s'do ta tregojë atë, për shkak se kjo është objekt i pazarllëqeve nbën tavolinë", thotë avokati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat