Ivanov: “Deklarata e Tiranës” shkurton të drejtat në Maqedoni

Maqedonia

Ivanov: “Deklarata e Tiranës” shkurton të drejtat në Maqedoni

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:24
Gjorgje Ivanov

Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik.

Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin kombëtar kroat HTV.

“Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që këto 20 për qind të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke . Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbet kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me deklaratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, deklaroi Ivanov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat