LSI insiston: Nuk ka zgjedhje pa opozitën, ajo nuk mund të klonohet

Maqedonia

LSI insiston: Nuk ka zgjedhje pa opozitën, ajo nuk mund të klonohet

Më: 4 prill 2017 Në ora: 23:01
Nënkryetari i LSI Luan Rama

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka deklaruar se qëndrimi i partisë së tij për një qeveri besimi dhe zgjedhje me opozitën është një qëndrim parimor dhe kushtetues njëkohësisht.

Sipas tij, Levizja e Dhjetorit e vitit ’90 përmbysi një regjim pa zgjedhje për të shkuar dhe instaluar një sistem demokratik dhe me zgjedhje.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu sonte nga studio e emisionit “Opinion”, nëse populli mund të votojë një opozitë tjetër, Rama theksoi se “opozita nuk mund të klonohet, pikërisht për shkak të faktorizimit që i bën populli me votën e vet”.

Ai tha se opozita për të hyrë në zgjedhje, kërkon garanci që zgjedhjet do të jenë demokratike dhe në përputhje me standardet e OSBE-ODIHR-it.

Rama tha se duhet që palët të nisin dialogun dhe jo të vendosin kushte pa nisur ende atë. “Është e rëndësishme që palët të ulen në dialog. T’i lënë çështjet individuale dhe të mos vendosin kushtet që tani. Të ulen një herë dhe të bisedojnë”, tha Luan Rama duke shtuar sërish se qeveria e “besimit” nuk do të thotë domosdoshmërish pa Ramën kryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat