Qeveria në ikje zgjidh qesen, afër 1 milion euro për shoqata

Maqedonia

Qeveria në ikje zgjidh qesen, afër 1 milion euro për shoqata

Më: 30 mars 2017 Në ora: 19:33
Ilustrim

Qeveria sot ka nxjerrë shpallje për përkrahje financiare për shoqata dhe fondacione me një vlerë prej rreth 800 mijë eurove, njofton Novatv.  Këto shpallje sot janë publikuar në gazeta ditore, ku siç thuhet ato përkrahin aktivitete programore të OJQ-ve përmes granteve që dedikohen për dy kategori.

Bëhet fjalë për grante me vlerë prej 30 mijë deri në 50 mijë euro, që ndahen për qëllime për luftën kundër korrupsionit, sundimit të së drejtës, demokracisë, të drejtat e njeriut, projekte në sferën e shëndetësisë, eurointegrime, rrjetet sociale e mediat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat