Komunikacioni rrugor sot në Maqedoni

Maqedonia

Komunikacioni rrugor sot në Maqedoni

Më: 27 mars 2017 Në ora: 08:25
Ilustrim

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni është duke u zhvilluar pa pengesa, ndërkaq në disa vende korsitë janë të lagështa.

LAMM-ja porositë udhëtarët që të kenë kujdes në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën. Nëpër gryka dhe ngushtica mund të ketë rrokullisje gurësh.

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë, përmes qarkores në Manastir është e ndërprerë për shkak të rrokullisjes së gurëve. Rruga është pastruar, por për shkaqe parandaluese komunikacioni është ridrejtuar në brendi të Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat