Gjithnjë në rritje papunësia e të rinjve në Maqedoni

Maqedonia

Gjithnjë në rritje papunësia e të rinjve në Maqedoni

Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:03
Ilustrim

Maqedonia është në vendin e tretë në botë sipas papunësisë së të rinjve, ku çdo person i dytë nën moshën 24 vjeçare nuk mund të gjejë punë.

“Ne kemi një arsim të bazuar në teori, nuk ka praktikë dhe thjesht nuk përshtatet me nevojat e tregut të punës, kështu që shpesh të rinjtë edhe pse përfundojnë fakultet, ndërsa një përqindje e madhe e të rinjve në Maqedoni përfundojnë fakultet, nuk mund të gjejnë punë, sepse nuk kanë praktikë dhe nuk kanë asnjë njohuri dhe aftësi për atë çfarë kërkohet në vendin e tyre të punës”, tha Teodora Stolevska nga Forumi Rinor Arsimor për Alsat M.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, numri i fuqisë punëtore në mesin e të rinjve deri 24 vjeç është ulur për 6.500 persona.

Por, shoqëria civile dhe mediat e pavarura shpesh kanë tërhequr vërejtjen se numri i të papunëve që paraqitet zyrtarisht nuk është i realtë dhe se zvogëlohet nga pushteti në mënyrë artificiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat