Ndërrimi i orës, pasoja ndaj shëndetit tek të sëmurët kronik në Maqedoni

Maqedonia

Ndërrimi i orës, pasoja ndaj shëndetit tek të sëmurët kronik në Maqedoni

Më: 26 mars 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Sot akrepat e orës u zhvendosën për 60 minuta para. Derisa një pjesë e qytetarëve po mundoheshin të adaptoheshin me këtë ndryshim, disa të tjerë nuk kishin lëvizur akrepat e orës dhe vazhdonin me avazin e vjetër pa qenë në dijeni të ndërrimit të orës.

Zhvendosja e orës nuk mund të ndikojë negativisht tek njerëzit e shëndoshë, por ajo mund të shkaktojë probleme psikike dhe fizike tek të sëmurët që përdorin barëra, sqaroi specialist Oliver Aleksovski.

“Ka dy lloje simptomash që paraqiten në këto kushte, ato psiqike: lodhje, gjumi i zvogëluar, nervozizëm, mund të paraqitet ndonjë lloj nervoze e lehtë; dhe ato fizike, siç janë: kokë-dhimbja, shtypja e lartë, që gjatë ditës së sotme mund të jenë më të shprehura tek të sëmurët kronik me sëmundje kardiovaskulare”, tha Aleksovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat