LSDM: Kërkojmë sjellje shtetërore dhe të mundësohet formimi i qeverisë së re

Maqedonia

LSDM: Kërkojmë sjellje shtetërore dhe të mundësohet formimi i qeverisë së re

Më: 26 mars 2017 Në ora: 09:44
LSDM

LSDM-ja përmes një kumtese të dërguar për media, kërkon sjellje shtetërore me qëllim të formohet qeveria e re. Nga LSDM thonë se në zgjedhjet e fundit që sipas tyre, ishin të besueshme dhe që u pranuar edhe nga opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar, shumica e qytetarëve në Maqedoni zgjodhën ndryshime.

“Përfaqësuesit e qytetarëve, të zgjedhur në formë të vetme demokratike në shumicë demokratike, kanë të drejtë kushtetuese të formojnë shumicë parlamentare. Institucionet nuk mund të pengojnë që të zgjedhurit e popullit të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë së re. 67 deputetët, të cilët përfaqësojnë 700 mijë qytetarë, presin që Parlamenti dhe Gjorge Ivanov t’u përgjigjen detyrave të tyre kushtetuese dhe të mundësojnë ndarjen e mandatit. Qytetarët në Maqedoni presin stabilizim dhe përparim”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.

Sipas kësaj partie, edhe bashkësia ndërkombëtare ka dërguar mesazh të qartë se në demokraci çdokush duhet ta pranojë shumicën parlamentare. Dhe i bëjnë thirrje Nikolla Gruevskit të ndalojnë të shkaktojnë tensione etnike dhe të shqetësojnë qytetarët me lajme të rrejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat