Pavlopoulos: Nuk ka anëtarësim në BE për Maqedoninë, përderisa ka sjellje irredentike

Maqedonia

Pavlopoulos: Nuk ka anëtarësim në BE për Maqedoninë, përderisa ka sjellje irredentike

Më: 25 mars 2017 Në ora: 17:29
Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos

Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos, ka porositur politikanët e Maqedonisë se përderisa tregojnë tendenca irredentike, Maqedonia nuk do të ketë të ardhme evropiane.

Pavlopoulos këtë e deklaroi gjatë fjalimit të tij me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së Greqisë, pa përmendur drejtpërdrejtë emrin e Maqedonisë.

Sipas presidentit grek, tendencat irredentike dhe insistimi në emrin Maqedoni, janë falsifikim direkt i historisë së Greqisë dhe po shkelen të drejtat evropiane.

“Shteteve fqinje të Ballkanit, të cilat kanë ambicie për anëtarësim në BE, ju potencojmë se me përdorimin e emrave që falsifikojnë historinë dhe shpërndajnë irredentizëm, nuk kanë të ardhme evropiane, për shkak se më këtë shkelin direkt parimet dhe vlerat evropiane”, deklaroi Pavlopoulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat