Vajgl: Gruevski më tha se do të shkojë deri në fund pasi nuk do që të burgoset

Maqedonia

Vajgl: Gruevski më tha se do të shkojë deri në fund pasi nuk do që të burgoset

Më: 24 mars 2017 Në ora: 20:42
Eurodeputeti Ivo Vajgl

Eurodeputeti Ivo Vajgl ka folur për Al Jezeera lidhur me Maqedoninë dhe bisedimet e BE-së për krizën politike në vend.

”Është karakteristike deklarata e Gruevskit i cili na tha se nuk e ka mendjen të dorëzohet dhe do të shkoj deri në fund pasi nuk do që të shkoj në burg. Nëse ky është qëllimi, atëherë mund ta kuptojmë se shteti nuk do të ketë zgjidhje të mençur për një kohë të gjatë.” tha mes tjerash Vajgl.

Gjithashtu Vajgl flet edhe për urrejtjen kundër shqiptarëve.

”OBRM-PDUKM pa kompromis organizon protesta në vend që të bëjnë paradë në rrugë. Kjo mund të eskalojë. Nuk dua që të flas për skenare të zeza ku rrezikohet që të ndodh konflikt nëpërmjet gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.” tha në intervistën për Al Jezeera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat