Koçan dyshohet se është në Serbi, por avokati në udhëtim zyrtar

Maqedonia

Koçan dyshohet se është në Serbi, por avokati në udhëtim zyrtar

Më: 24 mars 2017 Në ora: 19:21
Sead Koçan

Asnjë gjurmë nga biznesmeni i dyshuar për lëndën “Trust” Sead Koçan. Avokati i tij Nikolla Dodovski insiston se klienti i tij ndodhet në udhëtim zyrtar. Nga Ministria e brendshme thonë se nuk kanë informata për vendndodhjen e Koçanit por shtojnë se fletarrestimi ndërkombëtar është në fuqi dhe se kudo që ai të paraqitet do të arrestohet. Edhe autoritetet vendore nuk përjashtojnë mundësinë që i dyshuari Koçan të ketë shtetësi të dyfishtë. Alsat M mëson se babai i tij është me prejardhje nga Serbia dhe ky element shton dyshimin se edhe Sead Koçan mund të ketë pasaportë serbe. Ish kreu i Gjykatës së Apelit Jordan Mitrinovski thotë se gjykatësit kanë gabuar që nuk e kanë dërguar në paraburgim që në rastin e parë kur Koçan ishte paraqitur në Gjykatë.

Kur i dyshuari është ftuar në bisedë tek gjykatësi në procedurën paraprake dhe në kushte të ekzistimit të propozimit nga prokurori, në këtë rast të Speciales që të caktohet paraburgim në përputhje me të gjitha dëshmitë, Gjykata në atë moment është dashur të reagojë me vendim për zbatimin e paraburgimit dhe nga ai moment i dyshuari duhej të ishte ndalur dhe dërguar në paraburgim – tha Jordan Mitrinovski, ish Kryetar i Gjykatës së Apelit.

Mitrinovski në këtë rast arsyeton edhe hapin e Ministrisë së Brendshme për të shpallur flet-arrest ndërkombëtar.

Vendimi për flet-arrest ndërkombëtar kundër tij është me të drejtë është në fuqi për shkak se i njëjti është i pakapshëm për organet tona hetuese – tha Jordan Mitrinovski, ish Kryetar i Gjykatës së Apelit.

Prokuroria Speciale Publike e dyshon biznesmenin Sead Koçan për formimin e konsorsiumit dhe me ndërmarrjet “Transmet”, “Sileks Nemetali” dhe “Vato” përmes dokumentacionit të falsifikuar ka marrë tender nga kompania shtetërore ELEM me vlerë prej mbi 17 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat