Në Shkup vazhdojnë protestat kundër Deklaratës së partive shqiptare

Maqedonia

Në Shkup vazhdojnë protestat kundër Deklaratës së partive shqiptare

Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:49
Protestat

Protestat me moton “Për Maqedoni të përbashkët” po protestojnë për të 22 ditë me radhë.

Protestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe mos-zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin.

Organizatorët e protestës pretendojnë se platforma shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit. Gjatë ditëve të kaluara, përveç në Shkup, protesta kundër platformës ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat