Nesër në Kuvend takohen “Shefat e shafave”. Të mërkurën vazhdon seanca konstituive?!

Maqedonia

Nesër në Kuvend takohen “Shefat e shafave”. Të mërkurën vazhdon seanca konstituive?!

Më: 20 mars 2017 Në ora: 18:48
Kuvendi i Maqedonisë

Shefat e grupeve parlamentare të martën pritet të sqarohen se si të dilet prej krizës post-zgjedhore. Ilia Dimovski, Oliver Spasovski, Talat Xhaferi dhe Afrim Gashi, pritet të ulën në një tryezë, dhe të pajtohen për komisionin për emërime dhe zgjedhje!

Me këtë pajtim, edhe hapet rruga për kthimin e deputetëve në parlament, për ta vazhduar seancën konstituive. VMRO-DPMNE, dha të hënën sinjal se nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje tjetër, përveç se ajo ta bëjë qeverinë, ose zgjedhje të reja. As për pritje, dhe as për takimin e nesërm të grupeve punuese, nuk flet Ivo Kotevski i VMRO DPMNE-së.

“Kemi takim me z. Han. Pritshmëritë që i kemi ne, tashmë i tha edhe presidenti. Të dënohet platforma e Tiranës dhe të kërkohet që ajo të tërhiqet. Ta mbështet parimin që e imponoi BE-ja në vitin 2008, sipas të cilit nuk duhet të lejohet të injorohet vullneti i shumicës së të dyja bashkësive etnike më të mëdha, gjegjësisht ai ta riafirmojë parimin “fituesi me fituesin”. Pritshmëria e tretë është që ai ta kuptojë akoma më mirë kompleksitetin e situatës, ta kuptojë revoltën e qindra mijëra qytetarëve që protestojnë në rrugë dhe ta përkrahë konceptin për dalje nga kriza që nënkupton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, tha ai.

Kurse LSDM-ja thotë se mjaft kohë e kanë pritur kundërshtarin e tyre politik.

“Presim që sa më shpejte të mbahet seanca konstituive ne te cilën do te zgjidhet presidenti dhe te vazhdoj procesi demokratik. Pritem qe ajo do të ndodh javën e kaluar ose ditët ne vikend, mirëpo është e parpegjshme R.M të varet nga Ilia Dimovski, i cili rrezitet në ndonjë plazh të Greqisë. Dhe ne, nuk mund te vazhdojmë seancën për shkak të tij”, tha Petre Shilegov.

Social-Demokratët thonë se kryeparlamentari i ri, do t’i kërkoj presidentit Gjorgje Ivanov që pa humbur më kohë, t’ia jap mandatin Zoran Zaevit për ta bërë qeverinë.

Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa, konfirmon praninë në takimin e nesërm.

“Për nesër është caktuar takim me koordinatorët e grupeve parlamentare. Takimi është thirrur nga kryesuesi i mbledhjes konstituive, gjegjësisht nga ish kryetari i Kuvendit, zotëri Veljanovski. Për të gjitha atë që do të fliten dhe për rendin e ditës ose për pikat që do të rezultojnë nga ai takim, do të mbetet që të flasim pas takimit. Presim që të shohim nëse nga ai takim do të del ndonjë gjë konkrete dhe më pas do ta informojmë më konkretisht opinionin”, tha ai.

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, nuk u përgjigj tërë ditën në thirrjet tona. Por, jozyrtarisht nga kjo parti mësojmë se nesër në takim do të kërkojnë që sa më parë t’i rikthehet parlamenti punës.

Pritet të shihet nëse takimi i së martës në mesditë, i katër grupeve parlamentare, do të nxjerr pajtimin për vazhdimin e seancës konstituive, në të cilën, mund të zgjidhet një deputetë shqiptar për kryetar të parlamentit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat