Gruevski: Zaev me çdo çmim dëshiron të bëhet kryeministër

Maqedonia

Gruevski: Zaev me çdo çmim dëshiron të bëhet kryeministër

Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:55
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për Kanal 5 deklaroi e Zoran Zaev dëshiron të formojë qeverinë me çdo çmim. Sipas tij, Zaev nuk heq dorë nga Deklarata e partive shqiptare, për shkak se është kapur i gjallë në krim. Ai theksoi se po planifikohet zgjidhje e çështjes së emrit në vijat greke dhe se shtetit i kërcënohet ndarja.

“Zaev dëshiron të formojë qeveri me çdo çmim, duke u larguar nga interesat shtetërore dhe kombëtare, të bëhet kryeministër që të mund të bëj presion mbi gjykatësit dhe të mos përgjigjet për krimin dhe korrupsionin. Le ta mendojnë ata që shkojnë kundër vullnetit të qytetarëve”, tha Gruevski.

Ai përsëriti se populli duhet ta mbrojë shtetin dhe se ka maqedonas që janë të vetëdijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat