Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit

Maqedonia

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë të Shkupit

Më: 18 mars 2017 Në ora: 16:09
ilustrim

G.N (20) nga fshati Haraçinë dje në orë 18:20 në SPB në Shkup, ka raportuar se rreth orës 17.30, tre persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tij dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar në ajër. Në atë kohë në shtëpi, përveç G.N. kanë qenë nëna e tij, motra dhe vëllai.

Pesonat e panjohur në fillim kanë trokitur në derën e oborrit të shtëpisë, pastaj e kanë hapur dhe njëri nga ta, i armatosur me pistoletë, ka gjuajtur me dy plumba në ajër. G.N. ka vrapuar, ka dalë në oborr dhe ka parë personat e panjohur, të cilët janë munduar që personin e armatosur ta largojnë nga shtëpia.

Menjëherë pas ngjarjes G.N. ka lënë shtëpinë e tij, duke lëvizur në këmbë, dhe rreth orës 19 ka vërejtur se i njëjti automjet përsëri ka kaluar rreth shtëpisë së tij. Pastaj në lëvizje përsëri kanë gjuajtur në ajër dhe përmes rrugës kryesore janë larguar në drejtim të panjohur.

Inspektim ligjor kanë kryer ekipet e SPB në Shkup, ku kanë gjetur tre gëzhoja, të cilat do të ndihmojnë në gjetjet e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit, njoftojnë nga MPB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat