Komiteti i Helsinkit: Dënimi ndaj Janevës dhe Fetait, precedent

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Dënimi ndaj Janevës dhe Fetait, precedent

Më: 17 mars 2017 Në ora: 20:45
Prokuroret Speciale

Në raportin e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut për muajin shkurt , gjobitja prej 2 mijë eurosh e dy prokuroreve speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai, është cilësuar si precedent.

Në këtë raport thuhet se ky është rasti i parë në histori të Gjykatës Themelore Shkupi 1 ku një gjykatës e dënon një Prokuror për mos respektimin e gjyqit. Ndërkaq nga Prokuroria është paraqitur ankesë ndaj gjykatëses Tatjana Mihajllova dhe Gjykatës së Apelit.

Ditë më parë gjykatësja derisa ushtronte detyrën e kryetarës së Gjykatës Penale, ndërpreu seancën gjyqësore ndaj ish kryeministrit Nikola Gruevski dhe 15 të akuzuarve të tjerë kurse gjobiti me nga 2 mijë euro prokuroret e Prokurorisë Speciale, Janeva dhe Fetai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat