Kush janë “Tigrat” dhe “Ujqërit” me te cilët Gruevski kërcënon Ahmetin dhe Zaevin

Maqedonia

Kush janë “Tigrat” dhe “Ujqërit” me te cilët Gruevski kërcënon Ahmetin dhe Zaevin

Më: 17 mars 2017 Në ora: 09:27
VMRO-DPME-së raportohet t’i kenë dhënë dritën jeshile njësiteve speciale “Tigrat” dhe “Ujqërit” për të qëndruar në gatishmëri në rast të ndonjë “puçi” të mundshëm nga BDI dhe LSDM

Ndërkohë që Maqedonia vijon të mos ketë ende një qeveri edhe pse kanë kaluar disa muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve, mediat maqedonase janë duke spekuluar se sot do të jetë dita kur kriza e re që ka pushtuar vendin pritet të marrë udhën e zgjidhjes.

Sipas tyre, pritet që BDI dhe LSMD të mbledhin parlamentin me iniciativën e tyre sot dhe të zgjedhin kryetarin e Kuvendit. Më pas, seanca do të vazhdojë me zgjedhjen dhe votimin e kryeministrit, shkruan Albeu.com

Duke u nisur nga këto lajme, funksionarë të lartë të VMRO-DPME-së raportohet t’i kenë dhënë dritën jeshile njësiteve speciale “Tigrat” dhe “Ujqërit” për të qëndruar në gatishmëri në rast të ndonjë “puçi” të mundshëm nga BDI dhe LSDM.

Njësia maqedonase për detyra speciale ”Tigrat” ka qenë pjesë e ushtrisë së Maqedonisë gjatë konfliktit të vitit 2001 kur shkatërrimi i RSFJ-së dhe mëvetësimi i Republikës të Maqedonisë shkaktoi ndryshime të thella politike, shoqërore dhe ekonomike në vend.

“Nga burime të sigurisë marrim vesh se me urdhër të veçantë të tre funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së është dhënë dritë jeshile që njësitet speciale “Tigrat” dhe “Ujqërit” të veshin uniformat policore dhe të fillojnë me veprime operative”, shkruan PlsuInfo.

A po përgatitet udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së për formimin e formacioneve paramilitare që të pengojnë LSDM-në dhe BDI-në të formojnë qeveri?

Në opinionin gjithnjë e më tepër po përhapen zëra se së shpejti mund të pritet edhe skenar i tillë, ndërsa ekziston një ide për ristartim të njësitit special “Luanët”, ka konfirmuar edhe Toni Mihajllovski, anëtar i Lëvizjes Qytetare për Mbrojtje të Maqedonisë (GDOM).

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat