Gruevski: Nëse LSDM-ja formon qeveri me partitë shqiptare, do të ishte fundi i Maqedonisë

Maqedonia

Gruevski: Nëse LSDM-ja formon qeveri me partitë shqiptare, do të ishte fundi i Maqedonisë

Më: 11 mars 2017 Në ora: 16:50
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në një intervistë për televizionin shtetëror të Bullgarisë deklaroi se formimi i qeverisë së re e mbështetur nga partitë shqiptare do të sjell fundin e Maqedonisë dhe krizë të re ndëretnike.

“Sjellja e Deklaratës së partive shqiptare është tentim jo vetëm për ridefinimin e shtetit, por edhe për rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001. Kjë është punë e rrezikshme, kjo është hapje e Kutisë së Pandorës. Në Maqedoni jetojnë disa bashkësi etnike të cilat mund të kërkojnë diçka të re, duke përfshirë edhe maqedonasit, por rishikimi është punë e rrezikshme. Kjo mund të na kthejë në vitin 2001”, deklaroi Gruevski.

Në pyetjen se a e ka njohur zërin e tij në inçizime dhe a janë autentike Gruevski nuk dha përgjigje konkrete.

“Qëndrimi ynë për këtë çështje ishte i qartë, bëhet fjalë për materiale të krijuara dhe montuara, të cilat janë shfrytëzuar me qëllim që ta shkatërrojnë kredibilitetin e institucioneve dhe politikanëve. Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për zërin, por edhe për çështjet që kanë të bëjnë me materialet e krijuara, edituara dhe montuara”, tha Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat