Tvrdokorni – LSDM-së: Deklarata politike shqiptare është një thikë pas shpine për Maqedoninë

Maqedonia

Tvrdokorni – LSDM-së: Deklarata politike shqiptare është një thikë pas shpine për Maqedoninë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 10:16
Protesta ne Maqedoni

Shoqata ”Tvrdokorni” njofton se ka mbajtur takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, sekretarin Oliver Spasovski dhe Damjan Mançevskin.

Ata bëjnë të ditur se i kanë kërkuar LSDM-së që publikisht ta hedhë poshtë Deklaratën politike shqiptare, që sipas tyre, e dëmton Maqedoninë, duke shtuar se do t’i konsiderojnë si kundërshtarë nëse LSDM-ja nuk e zbaton këtë kërkesë të tyre.

Tvrdokorni konsideron se Deklarata është një thikë pas shpine për Maqedoninë nga ana e partive shqiptare që janë bashkuar rreth një agjende. Kjo shoqatë kërkon, siç thonë, t’u jepet fund shantazheve të partive shqiptare dhe kërkesave joparimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat