Partitë në udhëkryq, SHBA-të i kërkojnë Ivanovit të mundësojë formimin e qeverisë

Maqedonia

Partitë në udhëkryq, SHBA-të i kërkojnë Ivanovit të mundësojë formimin e qeverisë

Më: 9 mars 2017 Në ora: 09:54
Protesta ne Maqedoni kunder Platformes shqiptare

Partitë politike në Maqedoni vazhdojnë të mbrojnë pozicionet e tyre duke e zhytur vendin në krizë pa rrugëdalje ndërkohë që situata vazhdon të rëndohet nga protestat që shoqërohen me incidentet të rrezikshme për stabilitetin e vendit.

Kjo vjen si pasojë e bllokimit të zgjidhjes nga presidenti Gjorge Ivanov i cili refuzon të mandatojë liderin opozitar Zoran Zaev për kryeministër, por edhe Kuvendit i cili ende është pa kryetar dhe mungesës së mekanizmave për thirrjen e seancës, shkruan rel.

Petar Goshev, ish-kryetar i Partisë Liberal-Demokrate thotë se gjendja e tanishme nuk është asgjë tjetër pos përpjekje dëshpëruese e partisë së Gruevskit për t’i ikur drejtësisë lidhur me akuzat për shpërdorim detyre.

“Kanë bërë vepra të rënda penale andaj çdo kush duhet ta ketë të qartë se mbajtja e kësaj situate është përpjekje qyqarësh që të mos dalin para drejtësisë dhe para drejtësisë ata do të dalin vetëm nëse largohen nga pushteti dhe nëse institucionet e këtij shteti çlirohen nga kthetrat e kësaj bande të organizuar kriminale”, thotë Goshev.

Ai thotë se për të fshehur krimin, siç shprehet, pushteti i Gruevskit ka shpikur edhe problemin me shqipen dhe fenderalizimin, që në fakt nuk ekzistojnë si probleme.

“Kjo gjendje i konvenon vetëm atij dhe grupit të tij. Gjithçka tjetër është makijazh. Edhe përplasjet për çështjet nacionale, edhe ato për dygjuhësinë, për fedaralizimin, për kantonizimin janë maskë pas së cilës qëndron qëllimi i vetëm i krimit që të mos ndëshkohet. Nuk ka të vërtetë tjetër pos kësaj. Tragjedia jonë është se kjo e vërtetë nuk po arrin deri tek numri i mjaftueshëm i qytetarëve, të cilët me një hap do të largonin këta njerëz nga pushteti”, thotë Goeshev.

Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike dhe drejtues i shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptar, thotë se platforma e partive politike shqiptare nuk e rrënon karakterin unitar të shtetit ndërsa protestat e partisë së Gruevskit i sheh si përpjekje për zmbrapsje prej saj.

“Platforma është një dokument që u përkrah nga i gjithë faktori relevant ndërkombëtar dhe shqiptarët në asnjë mënyrë nuk duhet të heqin dorë nga kjo platformë pasi këtu edhe është qëllimi i OBRM-PDUKM-së. Këto janë protesta të orkestruara, të kontrolluara dhe natyrisht strategjia e OBRM-PDUKM-së është që të trembet faktori politik shqiptar dhe në një mënyrë të bëjë një lëshim dhe të tërhiqet nga platforma për hir të situatës”, thotë Pollozhani duke shprehur kritika edhe ndaj partive shqiptare të cilat sipas tij nuk janë të vetëdijshme se duke taktizuar, siç thotë, për përfitime politike mund të ndikojnë në përkeqësimin edhe më shumë të gjendjen në vend.

Ai thotë se partitë duhet edhe një herë qartë të prononcohen se platforma shqiptare nuk është problemi i Maqedonisë dhe se ajo vetëm sa mund të ndihmojë në konsolidimin e demokracisë.

Presidenti Ivanov, të martën përmes një letre dërguar presidentit amerikan Donald Trump, kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, kërkoi që të dënojnë dhe ta hedhin poshtë platformën e partive shqiptare për shkak të, siç ka thënë “përmbajtjes së saj të rrezikshme për shtetin maqedon”.

Por, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Bryan Yee, në një mesazh dërguar presidentit Ivanov nga vizita e tij të martën në Zagreb tha se kreu i shtetit nuk duhet të pengoj formimin e qeverisë së re.

“Sinqerisht shpresojmë se presidenti maqedonas do t’i mundësojë deputetëve të cilët shprehen dëshirën për këtë dhe partive që ata përfaqësojnë që rë formojnë qeverinë sa më shpejtë që të jetë e mundur, pasi Maqedonisë i duhet qeveri e cila do t’i vazhdojë proceset e nisura në kuadër të procesit para aderues në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar diplomati amerikan, Hoyt Bryan Yee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat