Zannier sot për vizitë pune në Maqedoni

Maqedonia

Zannier sot për vizitë pune në Maqedoni

Më: 8 mars 2017 Në ora: 08:49
Shefi i OBSE-së, Lamberzto Zannier

Shefi i OBSE-së, Lamberzto Zannier, do ta vizitojë sot dhe nesër Maqedoninë, për t’u njohur më së afërmi me situatën politike në vend pas refuzimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të mandatuar Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re.

Vizitën e tij, Zannier-i e paralajmëroi qysh javën e kaluar, përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, ku shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni.

Ai tha se është i shqetësuar me zhvillimet në Shkup dhe se sundimi i ligjit duhet t’ia dalë në krye. Sipas tij, rezultatet e dhjetorit janë bazë e qëndrueshme për formimin e një qeverie që do t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat