Arifi: Përderisa OBRM-PDUKM-ja bisedonte për platformën nuk kishte tensione ndëretnike

Maqedonia

Arifi: Përderisa OBRM-PDUKM-ja bisedonte për platformën nuk kishte tensione ndëretnike

Më: 5 mars 2017 Në ora: 11:06
Profesoresha universitare Besa Arifi

Profesoresha universitare Besa Arifi, ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në Maqedoni. Për platformën e partive shqiptare Arifi tha se, shqiptarët çdo herë kanë tentuar t’i marrin të drejtat e tyre dhe se nuk është kurrë vonë që të hapen çështjet që janë në interes të bashkësisë.

Ajo tha se duhet të krijohet një shtet ligjor dhe i të drejtës, ku gjithë qytetarët e Maqedonisë do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre.

Arifi gjithashtu theksoi se me platformën dhe përgjigjet për të njëjtën po defokusohet opinioni nga punët që janë të lidhura me krimin dhe institucionet dhe se ekzistojnë standarde të dyfishta në veprime.

“Kur për të njëjtë bisedonte OBRM-PDUKM-ja, atëherë nuk kishim asgjë nga kjo dhe atëherë nuk kishte atmosferë të nxehur ndëretnike. Kur ata nuk patën sukses të arrijnë marrëveshje, topin e hodhën në anën tjetër dhe menjëherë u bë problem etnik”, deklaroi Arifi për rel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat