Janevski: Ideja e platformës shqiptare është të ndryshohet kushtetuta

Maqedonia

Janevski: Ideja e platformës shqiptare është të ndryshohet kushtetuta

Më: 4 mars 2017 Në ora: 20:16
Darko Janevski

Darko Janevski kryeredaktori i gazetës “Dnevnik” në një intervistë për TV Nova, deklaroi se ideja themelore e platformës së partive shqiptare është që të ndryshohet kushtetuta e vendit.

“Ideja themelore e platformës së shqiptarëve është të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë, që të mund të inkorporohet ideja për gjuhën shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë dhe kjo po tentohet të bëhet së pari përmes ndryshimeve të ligjit për përdorimin e gjuhës”, deklaroi Janevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat