Rreth 20 sportistë shqiptarë sulmohen në një fshat të Kumanovës

Maqedonia

Rreth 20 sportistë shqiptarë sulmohen në një fshat të Kumanovës

Më: 2 mars 2017 Në ora: 19:12
ilustrim

Nxënësit shqiptarë të Kumanovës kanë qenë cak i sulmeve të publikut maqedonas në shkollën fillore “Magdalena Antova” në fshatin Rajkovo kuqa të Kumanovës.

Ekipi sportiv i SH.F. “Naim Frashëri” nga Kumanova, i përbërë prej rreth 20 vetash, kanë qenë duke marrë pjesë në garat shkollore për fillorist në basketboll, mirëpo gjatë ndeshjes janë sulmuar dhe sharë nga publiku i pranishëm.
Lajmin për “Lajm” e konfirmon arsimtari i edukatës fizike, Faton Zenuni, i cili ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga sulmet e publikut maqedonas.

“Ishte një garë që organizohet në kuadrin e garave të sportit shkollor për fëmijë në Rajkovo kuqa të Kumanovës. Ne shkuam për të garuar, por hasëm në një ambient josportiv, pasi publiku maqedonas i pranishëm në sallë filloi të na fyej dhe gjuaj me shishe dhe mjete të tjera të forta. Unë ia arrita t’i mbrojë fëmijët që mos t’ju ndodh ndonjë e keqe, por gjatë këtyre përpjekjeve mora një goditje në kokë. Ç’është më e keqja nuk pati as polici. Më vonë ata erdhën dhe në përcjellje të tyre u larguam nga vendngjarja”, rrëfen për “Lajm” momentin trishtues profesori Zenuni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat