Eurodeputetët: Ivanovi e rrezikon perspektivën evropiane të Maqedonisë

Maqedonia

Eurodeputetët: Ivanovi e rrezikon perspektivën evropiane të Maqedonisë

Më: 2 mars 2017 Në ora: 15:10
Gjorge Ivanov

Nuk janë ndalur reagimet ndaj kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov rreth vendimit të tij që mos i jep mandat Zoran Zaevit për të krijuar qeverinë e re.

Këtë herë janë pronocuar Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein të cilët kanë thënë njëzëri se Ivano ka rrezikuar perspektivën evropiane të Maqedonisë.

”Vendimi i fundit i Ivanov mund të ketë ndikim të dukshëm mbi perspektivat evropiane të shtetit në rrugëtimin për t’u afruar BE-së. Siç qëndrojnë punët, shumë lehtë mundet që Parlamenti Evropian që të anulojë votimin për Raportin e progresit për vitin 2016 për Maqedoninë” thuhet në reagimin e përbashkët të Eduard Kukan, Ivo Vajgl dhe Knut Fleckenstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat