Tensionet në Maqedoni: Çfarë është platforma shqiptare?

Maqedonia

Tensionet në Maqedoni: Çfarë është platforma shqiptare?

Më: 2 mars 2017 Në ora: 14:25
Sllavomaqedonët protestojnë kundër platformes shqiptare

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi të lejojë formimin e një koalicioni qeveritar mes Social Demokratëve dhe partive shqiptare.

Lajmi shkaktoi një valë reagimesh në mbarë Europën, e cila druhet se në vend mund të ketë sërish tensione.

“Nuk mund t’i jap mandatin dikujt që kërcënon sovranitetin e Maqedonisë,” tha Ivanov.

Ai i referohej marrëveshjes për ta bërë shqipen, gjuhën ne dytë zyrtare në vend.

Mijëra maqedonas kanë protestuar kundër kësaj marrëveshje.

Zyrtarët e lartë maqedonas druhen se kjo marrëveshje është imponuar nga Tirana zyrtare.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!” reagoi kryeministri Edi Rama.

Po çfarë është kjo marrëveshje?

Me ndërmjetësimin e Tiranës, në 7 janar të këtij viti, forcat politike shqiptare nënshkruan një marrëveshje, ku kërkojnë arritjen e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, zbatimin e multi-etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët të njihen si popullsi shtet-formuese.

Një nga pikat kryesore dhe më të debatuara të platformës është ajo e barazisë së plotë gjuhësore, çka do të bënte të mundur përdorimin e Gjuhës Shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Shqiptarët kërkojnë gjithashtu një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetëtore të Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike si edhe miratimin e një rezolute në parlamentin e Maqedonisë, ku dënohet genocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni, 1912-1956.

Në objektivat e tjera të marrëveshjes përmendet arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqënies shoqërore, integrimi euro-atlantik, marrëdhëniet e mira me fqinjët, apo edhe zgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat