Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Maqedonia

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 16:09
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan -­ Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë­Berovë, Gostivar-­Strazhë, Mavrovë­-Dibër-Strugë, D.Kapi-­Udovë, Katllanovë-­Veles, -Demir Hisar dhe Resnje -­Bukovë.

Për shkak të dëmtimit të urës në autostradën A1 Gradsko ­ Negotinë afër Stobit në lumin Crna, korsia e djathtë mbyllet për komunikacion, ndërsa trafiku do të zhvillohet nëpër korsinë e majtë, është vendosur sinjalizim adekuat. Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep ­- Manastir ­- Resnjë përmes rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut që është pastruar, por për shkakqe preventive komunikacioni ende rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjet, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2017. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat