Ristova: Vlerësime nga NATO për rritjen e buxhetit në ARM

Maqedonia

Ristova: Vlerësime nga NATO për rritjen e buxhetit në ARM

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:57
Elizabeta Çupovska Ristova

Progresin të cilin e ka arritur Republika e Maqedonisë në pjesën e përgatitjeve të nevojshme mbrojtëse për anëtarësim të barabartë në NATO dhe posaçërisht zbatimi i Planit për pajisje dhe modernizim të ARM-së për të cilin qeveria ndau 315 milionë euoro, është tema e konsultimeve të rregullta bilaterale ndërmjet Maqedonisë dhe NATO-s që filloi sot në Klubin e deputetëve të Shkup.

Elizabeta Çupovska Ristova, sekretare shtetërore në MM, para gazetarëve ka theksuar se është vlerësuar jashtëzakonusht nga NATO-ja edhe fakti që në vitin 2017 MM ka buxhet të rritur prej 8% në krahasim me vitin 2016, kurse posaçërisht fakti që në anën kapitale kemi rritje serioze të shtesave në pajtim me kërkesat e NATO-s.

Konsultimet biletare të Maqedonisë me ekipin e NATO-s do të vazhdojnë edhe nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat