Cuculovski: Platforma shqiptare do të na shpie drejt federalizimit

Maqedonia

Cuculovski: Platforma shqiptare do të na shpie drejt federalizimit

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 07:32
Profesori universitar Ljubomir Cuculovski

Në një intervistë që Profesori universitar Ljubomir Cuculovski ka dhënë për TV Kanal 5, ka thënë se çështjet vitale për shtetin siç janë, ndryshimi i himnit dhe flamurit duhet të bëhen përmes referendumit dhe jo prapa dyerve të mbyllura. Ai gjthashtu ka potencuar se pjesë nga platforma e partive shqiptare do ta çojnë vendin drejt federalizimit.

“Bisedimet jo që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura, por edhe prapa kokave të mbyllura, që do të thotë se partitë që negocionojnë nuk e dijnë se çfarë pasoja mund të vijnë nga kërkesat e tyre”, deklaroi Cuculovski.

Në pyetjet e gazetarit  se a mund që kriza politike të shëndërrohet në një krizë ndëretnike, ai tha se kjo është e mundëshme dhe, edhe një herë të gjendemi në një situatë siç ishte ajo e vitit 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat