Janeva dhe Fetai do të ngrenë padi për gjykatësen që i dënoi me 4 mijë euro

Maqedonia

Janeva dhe Fetai do të ngrenë padi për gjykatësen që i dënoi me 4 mijë euro

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:12
Fatime Fetai dhe Katica Janeva

Fatime Fetai dhe Katica Janeva nga Prokuroria Publike Speciale, informojnë se do të ngritin padi kundër gjykatëses Tatjana Mihajllova që është në krye të rastit “Shuplaka”- Komunën Qendër.

“Gjendja faktike kur është mbajtur seanca gjyqësore nuk përputhet me procesverbalin që na është dërguar. Ne në pajtim me ligjin kemi të drejtën e plotë në video-xhirimet, gjë që nuk na është dërguar”,- theksoi kryeprokurorja speciale, Katica Janeva. 

Fatime Fetai sqaroi arsyet për fillimin e procedurave kundër gjykatëses Tatjana Mihajllova, e cila sot e ka anuluar seancën duke thënë se nuk ka kushte për të mbajtur seancën. 

”Gjykatësi ka bërë falsifikim intelektual dhe një pjesë e gazetarëve që ishit të pranishëm në seancën e më hershme mund të jeni edhe dëshmitarë të asaj se kur unë si përfaqësues i palës akuzuese dhe mbrojtës u deklaruam në lidhje me përdorimin përgjimeve, opinioni u largua. Më vonë kur ju u kthyet, gjykatësja me zë të ulët lexoi pjesë të asaj që u tha nga ana jonë. Në procesverbal është shënuar një situatë krejtësisht tjetër, gjoja unë kam folur në prani të opinionit dhe mbrojtjes së të akuzuarve, dhe se opinioni publik është larguar vetëm në pjesën kur janë lëshuar audio incizimet, që aspak nuk është e vërtetë. Ka edhe punë të tjera, por do t’i presim video-materialet, që sipas ligjit për padi penale na lejohet që t’i kemi për 24 orë, ndërsa prej 16 dhjetorit deri tash ka kaluar një periudhë e gjatë kohore”, deklaroi prokurorja speciale, Fatime Fetai.

Prokurorja Katica Janeva theksoi se jo vetëm Gjykata, por edhe PSP ka mekanizma me të cilat mund të përballet me sjelljet e këtilla të Mihajllovës, transmeton Gazeta Express.

“Gjendja faktike kur është mbajtur seanca gjyqësore nuk përputhet me procesverbalin që na është dërguar. Ne në pajtim me ligjin kemi të drejtën e plotë në video-xhirimet, gjë që nuk na është dërguar”,- theksoi kryeprokurorja speciale, Katica Janeva.

Për dhunën në komunën Qendër akuzohen 14 persona, 5 prej të cilëve si nxitës, të tjerët si kryerës direkt të dhunës. Mes të akuzuarve, përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, janë edhe ish-ministri, Mile Janakievski, dhe ish-këshilltarja në komunën Qendër, Daniella Rangelova. 

Seanca e ardhshme parapërgatitore është caktuar për më 10 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat