Ivanov: Maqedonia vepron në pajtim me Këshillin Evropian

Maqedonia

Ivanov: Maqedonia vepron në pajtim me Këshillin Evropian

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:10
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot e priti Argentina Shabados, drejtoreshë rajonale e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot e priti Argentina Shabados, drejtoreshë rajonale e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) i obliguar për Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Ata biseduan për gjendjen aktuale me krizën e refugjatëve dhe migruese, strategjitë dhe aktivitetet e Organizatës ndërkombëtare për migrim dhe rolin e Maqedonisë në ballafaqim me krizën e emigrantëve.

Siç kumtoi kabineti i Presidentit, Ivanov ka theksuar se Republika e Maqedonisë i zbaton masat dhe vepron në pajtim me Këshillin Evropian, me qëllim të parandalimit të kërcënimit nga migrimi ilegal, mbrojtja e kufijve dhe ruajtja e integritetit të Zonës Shengen. 

Shabados e ka informuar presidentin Ivanov për strategjitë dhe prioritetet e IOM-it lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm me Republikën e Maqedonisë në sferën e migrimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat