Përfundon takimi me Ahmetin, Zaev: Kushtetuta në Maqedoni nuk do të ndryshohet

Maqedonia

Përfundon takimi me Ahmetin, Zaev: Kushtetuta në Maqedoni nuk do të ndryshohet

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 18:49
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

(E plotësuar) - Dy orë pasi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev lëshoi selinë e BDI-së, për media doli të prononcohet edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ai tha se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare për shkak se me kushtetutë është e garantuar që çdo etnitet që përbën më shumë se 20% të popullsisë së përgjithshme, të mund të shfrytëzoj gjuhën e tij.

Ahmeti theksoi se vendimi që do të marrin nuk duhet të jetë i ngutshëm dhe se duhet të jetë vendim që të gjitha palët të jenë të kenaqura.

Kreu i BDI-së tha se ditëve në vijim do të thirret Kryesia e partisë për të marrë vendime më të rëndësishme.

Ahmeti deklaroi se me Zaevin sot nuk kanë biseduar për çështjen e nënshkrimeve por për dallimet në platformat e tyre. Tema kryesore e takimit sipas Ahmetit ka qenë zyrtarizimi i gjuhës shqipe në nivel nacional.

Zaev: Kushtetuta në Maqedoni nuk do të ndryshohet

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit me Ali Ahmetin para gazetarëve tha se pas këtij takimi pret nënshkrimet nga BDI-ja që të mund të marrë mandatin nga presidenti i shtetit.

Zoran Zaev se pas këtij takimi tha se janë përafruar qëndrimet mes partisë së tij dhe BDI-së edhe pse në shumë çështje kanë qëndrim të përbashkët si PSP-ja, barazia ekonomike.

I pyetur se a do të sjell ligje për ndryshimin e Kushtetutës pas marrjes së nënshkrimeve nga partitë shqiptare ai tha se Kushtetuta e Maqedonisë nuk do të ndryshohet.

“Edhe BDI edhe Ali Ahmeti po pajtohen për ndryshime që janë në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës, pres që të gjejnë ekspertë dhe të konsultohen për ndryshimet”, deklaroi mes tjerash Zaev.

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev takohen në Tetovë, ky është skenari për formimin e qeverisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka takuar në Tetovë, kryetarin e Lidhjes Social-demokrate, Zoran Zaev për të diskutuar lidhur me marrëveshjen eventuale mes dy partive për forminin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Detaje nga ky takim nuk ende nuk janë dhënë, por siç bëhet e ditur Ahmeti dhe Zaev janë përqëndruar jo vetëm në çështjen e draft-ligjin për gjuhën shqipe, që tani është në fazën fianle, por edhe për modalitetet e funksionimit të qeverisë së re, si dhe dhënien e nënshkrimeve të nevojshme kreut social-demokrat për marrjen e mandatitit nga presidenti Gjorgje Ivanov për formimin e qeverisë.

Zaev do të mandatohet vetëm nëse dy partitë arrijnë marrëveshje koalicionimi së bashku edhe me partinë tjeter Aleanca për Shqiptarët, pa të cilën BDI dhe LSDM nuk kanë 61 deputetë, aq sa duhet për tu miratuar qeveria e re. Para takimit Ahmet- Zaev është zhvlluar një takim mes LSDM dhe Aleancës për Shqiptarët, por edhe nga ky takim nuk janë dhënë detaje. Bisedimet mes tyre kanë nisur pas dështimit të VMRO-së së Nikolla Gruevskit për formimin e qeverisë së re.

BDI-ja në koalicion me VMRO-në ka qenë në dhjetë vitet e fundit.VMRO-ja ka kundërshtuar bisedimet mes BDI-së dhe LSDM-së duke bërë thirrje për formimin e qeverisë nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, që nënkupton mes partisë së tij VMRO dhe BDI-së. VMRO në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka fituar 51deputet, LSDM-ja 49, BDI-ja 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH-ja 2 deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat